Vrau për nder, burg përjetë shqiptarit në Itali
Nje shtetas shqiptar denohet me burg te perjetshem per vrasje ne Itali.
Gjykata e Apelit e Ankonës vendosi te dënoje me burgim të përjetshëm Myrteza Arifajn, 38 vjeç.
Sipas vendimit te gjyktes, Suela Arifaj, 26 vjeçe, motra e Myrtezait u dënua me 21 vjet burg, ndërsa Jetmir Marku, 27 vjeç , një mik i familjes Arifaj u dënua me 21 vjet burg.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Dënimet u dhanë për vrasjen me paramendim duke i prerë fytin Luigi Taurinos, 35 vjeç. Vrasja ndodhi në qytezën e Ripas më 20 tetor 2011.
Vrasja sipas hetimeve u krye për motive hakmarrjeje, sepse Taurino i kishte ngacmuar Suelës.