Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Shkarkimet, flet Basha: Protesta vazhdon. S’pranojmë të na japin sapunin për djathë

Një karikaturë të shëmtuar të Rilindjes e cilësoi kreu i opozitës Lulzim Basha, vendimin e kryeministrit Rama për shkarkimin e 4 ministrave të kabinetit.

“Pak metra më këtej po ndodh një mbledhje ku po shkarkohen disa shërbëtorë të qeverisë. Ajo që po ndodh pak metra më këtej është një karikaturë por jo nga këto të Bujar Kapexhiut, por është një karikaturë e shëmtuar e të vetëquajturës Rilindje, është karikatura e një kryeqeveritari që pasi ka braktisur solemnisht të gjitha premtimet me të cilat erdhi në pushtet, pasi ka ndërtuar një aleancë të rrezikshme për të çdo qytetar shqiptar të majtë dhe të djathtë, dhe veçanërisht për të majtët, ky është inkriminimi i PS. Ky njeri nuk ka për detyrë të bëjë karikaturë dhe as vizatime siç ka mbushur zyrën dhe as qypa balte. Ka pasur detyrë tu përgjigjet nevojave të shqiptarëve, të dëgjojë zërin e tyre dhe ka dështuar në çdo vit të qeverisjes së tij dhe po dështon dhe në këto orë”, tha kreu i PD-së.

Duke folur nga çadra, Basha theksoi se protesta do të vijojë duke i konsideruar manovrat e Ramës një mënyrë për t’u hedhur hi syve të shqiptarëve, për t’u dhënë sapunin për djathë.

 “Të gjithë këtu jemi gati të japim gjithçka për një Shqipëri, ndryshe. Dhe ndryshe do të jetë, asnjë nuk do të jetë si më parë. Ndaj çdo truk, çdo manovër për t’u hedhur hi syve shqiptarëve, për t’u dhënë sapunin për djathë, Tahirin për Ramë, është e papranueshme. Protesta do të vazhdojë deri në krijimin e një qeverie teknike dhe largimin e çdo krimineli nga postet drejtuese,” nënvizoi Basha.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet