Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Gazetari i dhunuar në Tiranë publikon fotot: Ja si më sulmuan në rrugë

Gazetari Elvi Fundo, i cili paraditen e së mërkurës u dhunua nga dy persona të paidentifikuar pranë Stacionit të Trenit në Tiranë ka publikuar sot fotografitë e tij me shenjat e dhunës në fytyrë dhe këmbë.

Gazetari ka publikuar sot fotografitë të cilat e i ka shoqëruar me shkrimin me titull: “Fotot e dhunës që të kuptoni të gjithë të vërtetën.”

“Tallavaja politike po tërheq vëmendjen nga dhuna e së mërkurës në 8 mars tek Stacioni i Trenit në orën 10:35 (të mëngjesit).

Zbardhja e një ngjarje kriminale do kohën e saj, por për të publikuar pasojat, jo ndaj meje por ato që mund t’i ndodhin çdo gazetari, sot po publikoj pa asnjë dëshirë këto foto. Pa dëshirë, për shkak të faktit se nuk do doja të ishin publike, por politika dhe ujërat e saj të turbullta çudinë më të madhe e zgjasin 3 ditë, unë po i publikoj në ditën e katërt.

Pikërisht për të mos qenë çudia më e madhe, por një ngjarje që kërkon zbardhjen e së vërtetës.

Në fund dua të përcjell një mesazh falenderimi për të gjithë ata që më mbështetën me dhanë kurajo dhe u solidarizuan në këtë ngjarje të rëndë për mua dhe familjen time. Besoj për çdo gazetar edhe ata që censuruan lajmin. Këto foto le të shërbejnë që ne të reagojmë më fort jo për Elvin, por për gazetarët. Të mos flasim vetëm për lidhjet e politikës me krimin por edhe për krimin në media.

Në pritje të kapjes së autorëve dhe zbardhjes së ngjarjes, le të shpresojmë që këto foto të sensibilizojnë dhe rikthejnë sërish në vëmendje ngjarjen”, shkruan Fundo.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet