Kufoma në breg të detit në Zvërnec, zbulohet një detaj i rëndësishëm

Aktualitet

Policia ka zbuluar detaje të reja për kufomën e gjetur në breg të detit në Vlorë.

Trupi i seksit mashkull është gjetur mëngjesin e kësaj të enjteje në afërsi të Zvërnecit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas policisë, në Portonovë në breg të detit është gjetur i mbuluar me rërë një kufomë e seksit mashkull, në gjendje të dekompozuar.

Trupi dyshohet se ka mbi tre muaj që ndodhet në këtë gjendje. Nisur nga ky detaj me rendesi, hetuesit po verifikojne per persona qe kane humbur apo qe jane denoncuar te zhdukur ne kohen kur ka ndodhur vdekja e viktimes qe u gjet ne breg te detit.

Policia po punon për të zbardhur identitetit e viktimës dhe po kalohen në sitë të gjithë personat që janë shpallur të humbur, kryesisht në Vlorë.

Në xhepat e rrobave që mbante veshur viktima, nuk është gjetur asnjë dokument identifikimi.

Sipas hetuesve ka dyshimeqë personi i gjetur të jetë një peshkatar i zonës. Nga policia, nuk përjashtohet mundësia që të jetë edhe trafikant droge.

Zona e Portonovës, për shkak të largësisë së saj dhe një vend thuajse i izoluar, disa herë është përdorur nga trafikantë për transport të lëndës narkotike drejt Italisë.

ME TE LEXUARAT