Norvegjia ofron kontrata pune me pagë 4.500 euro, ja hapat që duhet të ndiqni

Aktualitet

Sipas raportit të fundit të Zyrës Evropiane të Punësimit, (EU RES), vendet nordike si Norvegjia, Danimarka dhe Suedia kanë mungesë të ekspertëve kryesorë, si për inxhinierë, mësues e infermierë. Por, njëkohësisht ato kanë nevojë edhe për shoferë autobusësh, kamerierë dhe kuzhinierë dhe ofron një pagë prej 4500 euro në muaj. Po ashtu, sipas këtij raporti kërkohen edhe edukatorë për të punuar me fëmijët parashkollor, psikologë dhe shoferë të taksive. Kompanitë në këto vende, të cilat për momentin kërkojnë inxhinierë dhe ekspertë nga fushat e ndryshme, ndër të tjera janë: “Aker”, “Solutions”, “KMF Technologies”, “Statoil”, “National Oilëell Varco”, “Kvaerner”, “Kongsberg Gruppen”, “AIBEL”, “ROXAR” dhe “Fabricom”. Raporti EURES thekson se qëndrimi në Norvegji kërkon regjistrimin për leje qëndrimi për një periudhë prej tre muajsh në stacionin e policisë lokale në vend.

Kushtet

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një i huaj mund të qëndrojë në një nga shtetet e Europës Veriore për gjashtë muaj, teksa kërkon punë. Studimet tregojnë se kushtet e punës në to janë në mesin e kushteve më të mira dhe më humane në botë. Punëtorët mund të lidhin një kontratë për tre deri në gjashtë muaj provë para nënshkrimit të kontratave afatgjata. Paga paguhet çdo muaj, ndërkohë që punonjësit do të punojnë 37.5 orë në javë dhe 7.5 orë në ditë pune dhe jo më shumë se 40 orë në javë. Punonjësit mesatarisht kanë 25 ditë pushimi vjetor, ndërsa për të gjithë ata mbi moshën 30 vjeç kanë 30 ditë pushim vjetor, e cila paguhet. Natyrisht, shqiptarët që kërkojnë të aplikojnë, nuk duhet të mendojnë se bëhet fjalë për azil politik, ekonomik, për gjakmarrje apo arsye të tjera, por në rrugë dinjitoze, duke shkuar fillimisht atje, duke iu referuar rrugës zyrtare të punësimit. Kërkimi për punë mund të ndihmohet edhe nga shqiptarë që janë vendosur prej kohësh në to dhe që janë shtetas të tyre.

Norvegjia

Mbretëria e Norvegjisë është një vend i vogël europian që shtrihet në pjesën veriore të Europës, që formalisht nuk bën pjesë në BE, ndërsa de fakto është pjesë integrale e saj. Sipas burimeve nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë, shqiptarët shkojnë në Norvegji si në të gjitha vendet e tjera europiane, pra vetëm me pasaportë biometrike dhe nuk kanë nevojë për vizë. Kontaktet informuese dhe të dobishme për të emigruar në këtë shtet janë:

1. Informimi zyrtar për punë: www. nav.no/workinnorway

2. I ri në Norvegji: www.nyinorge.no

3. Kushtet e punës: www.arbeidstilsynet.no

4. Duke punuar në Norvegji: www.nav.no

5. Jobbdirekte AS: www.jobbdirekte.no

6. Drejtoria norvegjeze e emigracionit : www.udi.no

7. Misionet diplomatike të Norvegjisë: www.norway.info

8. Portali zyrtar i turizmit: www.visitnorway.com

9. Ambasada norvegjeze në Prishtinë: www.norwaykosovo.no

Danimarka

Sipas raportit të EURES, futja e Shqipërisë dhe Kosovës në listën e vendeve të sigurta në Bashkimin Europian, ka bërë të mundur që mundësitë e punësimit, vetëpunësimit apo emigrimit në bazë të listës së profesioneve të kërkuara në Mbretërinë e Danimarkës, jo vetëm të rriten ndjeshëm, por gjithashtu ka bërë të mundur një lehtësim domethënës në procedurat e aplikimit, verifikimit dhe të aprovimit të tyre.

Hapi 1: Dërgohet CV në anglisht ose në gjuhën daneze me foto si dhe kopje e pasaportës së aplikuesit në adresën: [email protected]. Më pas, të dhënat përpunohen dhe nëse plotësoni kriteret e aplikimit, ju caktohet një takim pranë zyrave tona për intervistë paraprake dhe testin e gjuhës angleze ose daneze.

Hapi 2: Në rast të kalimit me sukses të testit të gjuhës angleze ose daneze, paraqiten dokumentacioni i kërkuar për këtë aplikim si dhe nënshkrimi i kontratës noteriale ndërmjet aplikantit dhe Evrope Agency ku janë të pasqyruara në mënyrë të detajuar të gjithë hapat e aplikimit, kohëzgjatja, kostot, benefitet etj., për këtë qëllim.

Hapi 3: Aplikimi për leje pune dhe leje qëndrimi në Danimarkë.

Hapi 4 Në rast aprovimi të lejes së punës dhe lejes së qëndrimit nga autoritetet Daneze, Evrope Agency Denmark kryen të gjithë procedurat e nevojshme për akomodimin dhe transportin e aplikantit nga mbërritja në aeroport. Benefite: Në rast të aprovimit të aplikimit për leje pune dhe residencë në Danimarkë nga autoritetet përkatëse Daneze, aplikanti përfiton benefitet e mëposhtme:

1. Leje punë dhe residencë të një vendi të bashkimit Evropian;

2. Kontratë punë një vjeçare kryesisht ne fushën e shërbimeve me të drejtë rinovimi;

3. Mundësinë e lëvizjes së lirë dhe punësimit në gjithë vendet e Bashkimit Evropian;

4. Marrjen e nënshtetësisë (pasaportës) Daneze në momentin e përmbushjes së pesë vjet qëndrim në Danimarkë.

Kriteret

Aplikanti që të aplikojë dhe vijojë më tej me procedurat për këtë program duhet:

*1. *Të jetë i moshës 18 deri 45 vjeç;

*2. *Të këtë kryer minimumi shkollën e mesme;

*3. *Të ketë njohuri mesatare të gjuhës angleze ose daneze;

*4. *Të jetë i pastër penalisht;

*5. *Të mos ketë asnjë shkelje ligjore apo probleme emigracioni në asnjë vend të Bashkimit Evropian ose zonës Shengen. Për të aplikuar dërgoni një CV tuajën në Anglisht me foto me subjekt “Emigracion Danimarkë” në adresën: [email protected]

Suedia, 4 vite punë për të marrë vizën e përhershme

Nëse doni që të punoni në Suedi dhe vini nga një vend që nuk është anëtar i BE-së, duhet të keni një leje pune. Nëse keni ndërmend të punoni në Suedi për më shumë se 3 muaj ju gjithashtu duhet të keni një leje qëndrimi. Kjo faqe përfshinë rregulloret që zbatohen në qoftë se ju dëshironi të punoni, ose të filloni një biznes në Suedi. Kushtet për Shqipërinë Kushtet themelore për ta marrë një leje pune janë: ju keni një pasaportë të vlefshme; ju mund ta siguroni jetesën tuaj nga të ardhurat e punës që ju kanë ofruar; të ardhurat minimale në muaj duhen të jenë 13 000 SEK (rreth 1500 €).

Përveç kësaj punëdhënësi juaj duhet të: ketë lajmëruar vendin e punës në Suedi dhe vendet e BEsë për së paku 10 ditë (për rekrutimin e ri); ofrojnë kushtet e punësimit që janë të barabarta me ato të një marrëveshjeve kolektive në Suedi apo çfarë është e zakonshme në kuadër të profesionit ose sektorit; japin sindikatave mundësinë për të shprehur një opinion mbi kushtet e punësimit në ofertën e punës. Ata që marrin lejen e qëndrimit do tu jepet një kartelë si dëshmi e lejes së qëndrimit.

Kur ju hyni në Suedi, ju duhet të tregoni kartelën tuaj së bashku me një pasaportë të vlefshme. aplikimi për leje pune Nëse doni që të punoni në Suedi ju duhet, në shumicën e rasteve, të aplikoni për leje pune në vendin tuaj të lindjes apo një vend tjetër jashtë Suedisë ku jeni banues. Megjithatë, në disa raste ju mund të aplikoni për një leje pune në Suedi përmes faqes zyrtare të emigrimit. aplikimi Dokumenetet që nevojiten për aplikimin janë: oferta e punës (ka një formë të veçantë për oferta pune të cilat punëdhënësi në Suedi mund t’i shkarkojë nëpërmjet faqes së internetit www.migrationsverket.se); kopja e pasaportës, afati i vlefshmërisë së pasaportës dhe nëse keni leje qëndrimi në një vend tjetër, kopjen e saj; dëshmia që keni paguar tarifën e aplikimit. Duhet të keni parasysh se aplikimin për një leje pune mund të bëni edhe përmes internetit te faqja zyrtare e migrimit dhe nëse ju përdorni këtë metodë, atëherë vendimin do e merreni më shpejt duke siguruar se zyra e migracionit nuk ka nevojë të kërkojë më shumë informacione.

Në Suedi Ju duhet të vizitoni njërën prej zyrave të migrimit, seksionin e lejeve për t’i dhënë shenjat e gishtërinjve dhe të fotografohuni. Këtë zakonisht mund ta bëni edhe kur ta paraqitni kërkesën personalisht por gjithashtu zyra e migrimit mund t’ju thirr edhe në një datë të mëvonshme. Keni parasysh se këto procedura duhet t’i bëni edhe nëse aplikoni online përmes internetit apo përmes postës. Nëse ju jepet një leje qëndrimi, kartela e lejes së qëndrimit do të dërgohet te adresa juaj e regjistruar. Vlefshmëria e lejes së qëndrimit Ju do të merrni një leje qëndrimi dhe pune që mbulon periudhën përkatëse, periudha maksimale e vlefshmërisë për lejen tuaj është 2 vjet. Kjo do të thotë që ju do të merrni një leje për dy vjet, edhe nëse punësimi zgjat deri në një periudhë të mëtejshme. Ju do të merrni një leje të shkurtër në qoftë se është e vështirë të vendosë për sa kohë zgjat koha e punësimit, për shembull nëse puna juaj është dhënë në një ndërmarrje të re. Kur leja juaj e vjetër skadon ju mund të aplikoni për një zgjatje. Pas 4 viteve ju mund të merreni një leje qëndrimi të përhershme. Ndryshimi i punëdhënësit Për dy vitet e para të qëndrimit, leja e punës është e

kufizuar vetëm të një punëdhënës dhe një profesion të caktuar./Shekulli

ME TE LEXUARAT