Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Mira Konçi ka ditëlindjen, mesazhi nga vajza e saj po bën xhiron e rrjetit

Këngëtarja e njohur Mira Konçi, sot feston ditëlindjen. Ajo që do ta bëjë të paharrueshme këtë ditë për artisten është urimi i vajzës së saj Era, e cila prej disa kohësh jeton në SHBA. Në fjalët kushtuar të ëmës, Era ka shprehur të gjithë dashurinë për njeriun e dashur.

“Mami im, shpirti im, gëzuar ditëlindjen! Të uroj edhe 500 vite të tjera, të lumtura, të mbushura plot dashuri, fat, e mbarësi.

Unë kam qenë përherë shumë e bekuar, por një ndër bekimet më të mëdha ka qenë fakti që të kam ty si mama (faleminderit Nadire Konçi për pasurinë që solle në jetë).

Faleminderit për punën tënde të palodhur e përkushtimin e pamasë në punën më të vështirë: të qenurit mami. Je e rrallë, veçanërisht për dashurinë e respektin, me të cilin ti trajton çdo njeri rreth vetes, për aftësinë që ti ke për të bërë çdo njeri të ndihet mirë dhe deshiren për t’i ndihmuar të gjithë. Faleminderit që më dëgjon mua (dhe budallallëqet e mia të pafundme) me durim dhe që më ofron gjithmonë këshilla të vyera, të shoqëruar me dashuri kaq të madhe. Faleminderit edhe që më kujton përherë t’i marr çështjet e jetës më me qetesi dhe që më drejton të ndjek një jetë spontane e të bukur.

Je shumë e bukur dhe e mrekullueshme, në çdo aspekt, shoqja ime, motra ime!

Të dua shumë shumë shumë!”

Nuk ka vonuar pas këtij urimi edhe përgjigjja e këngëtares. “Uaaaa çfarë surprize e vogla ime ti! Mrekullia ime, thesari im, frymëzimi im, motivi im, jeta ime, eleganca ime! Faleminderit ZOT për dhuratën më të bukur në botë, Erën time! Qofsh e lumtur TI drita e syve të mi, sepse atëherë unë jam super nënë!”, – ka shkruar Mira Konçi për të bijën./Who

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet