Hidrauliku nga Tirana fiksohet pas infermieres së divorcuar: Lidhu me mua ose të vras

Soft

Një 59-vjeçar në Tiranë është fiksuar pas një gruaje të divorcuar, infermiere, së cilës i ka kërkuar me ngulm një lidhje dashurie. Propozimi i bërë nga Skënder H. verën e vitit të kaluar është refuzuar nga ana e së divorcuarës me iniciale Xh.X. fakt që nuk është pritur mirë nga ana e Skënder H. ai e ka terrorizuar gruan që kërkonte ta kishte partnere duke iu futur fshehurazi në shtëpi.

E ndjerë e frikësuar, Xh.X. ka shkuar në Polici në gusht të vitit 2016 dhe ai përfundoi si i pandehur në Gjykatën e Tiranës, ku u dënua me 8 muaj burg. Gjatë hetimit, Skënder H. e ka pranuar pjesërisht akuzën.

E divorcuara ka shpjeguar se është njohur me të pandehurin Skënder H prej disa kohësh pasi ai shpeshherë e ndihmonte kur ajo kishte ndonjë punë apo riparim në banesë. Dy javët e fundit ai kishte filluar ta ngacmonte duke insistuar që të krijonte lidhje dashurie. Një ditë kur është kthyer në shtëpi, e ka gjetur të pandehurin në sallonin e shtëpisë së saj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ajo ka menduar se ai i kishte bërë kopje të çelësave të banesës kur ka kryer punime aty. Këto veprime i kanë shkaktuar gjendje ankthi dhe frike. Po kështu, në datën 16 gusht 2016 në orën 6 të mëngjesit, i pandehuri e ka marrë në telefon dhe i ka kërkuar me insistim t’i jepte çelësat e shtëpisë me qëllim që të hynte e ta priste brenda.

Në një rast, ajo ka shkuar me vrap brenda në banesë, duke mbyllur derën me çelës dhe Skënder H. i ka shkuar nga pas duke i rënë derës me shkelma dhe duke bërtitur “do të të vras!”/Panorama

ME TE LEXUARAT