Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Erdogani bën ndaj Gjermanisë akuzat më të rënda të mundshme

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka thënë se veprimet e Gjermanisë për të ndalur takimet politike me banorët turk, të cilëve do tu drejtohen zyrtarët e Turqisë “nuk kanë shumë dallim me veprimet e periudhës naziste”.

Autoritetet gjermane javën e kaluar kanë tërhequr lejen për dy takime në qytetet gjermane, ku qeveria turke parashihte të mbajë fushatë për të fituar mbështetjen e 1.5 milion pjesëtarëve të komunitetit turk në këtë shtet, për ndryshimet kushtetuese të cilat pritet t’i japin fuqi më të mëdha presidentit Erdogan.

“Gjermani, ju nuk keni asnjë lidhje me demokracinë dhe ju duhet ta dini se me veprime të tilla ju nuk dalloni nga periudha naziste. Kur e them këtë, ata shqetësohen”, ka thënë Erdogan në një tubim në Stamboll.

Më 16 prill, Turqia do të mbajë referendum për ndryshimet kushtetuese, përmes së cilave posti i presidentit do të marrë më shumë fuqi ekzekutive.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
1 Comment
  1. AGIM ANASTASI says

    KY NJERI NUK ESHTE NORMAL. TE LESHOSH TE TILLA FJALE PER GJERMANINE ,DUHET TE TE VRASI ZOTI. P0 GJERMANIA VENDI I VETEM NE PLANET, PO PRETE TE HUAJ DHE I VETMI VEND, QE NDIMON VENDE NE NGRITJE EKONOMIKE. PO KETU NE GJERMANI, JETOJNE MILIONA TURQ , SHUMICA NE SOCIAL,MBAHEN NGA TAKSAPAGUESIT GJERMANE. CILI VEND E BENE KETE ,AMARIKA APO TURQIA ? PERSE TI ZOTI ERDOGAN LESHON FYERJE,VETEM SE NUK TU PLOTESUA DESHIRA PER PROPOGANDE. TI E NJEH MIRE FORCEN E KOMBIT GJERMAN DHE ESHTE E NEVERITSHE TI PERMENDESH TE KALUAREN,JO PER FAJ TE POPULLIT. SI POLITIKAN DEMTON RENDE INTERESAT E QYTETAREVE TURQ ,QE JETOJNE ATY. TI KE NEVOJ PER GJERMANINE DHE JO GJERMANIA PER TY. BOTA KA NEVOJ PER METODOLOGJINE EKONOMIKE GJERMANE E JO PER METODOLOGJINE TURKE. KE MARE YRRISH TE MADHE ,PO NUK TE SHKON TEK GJERMANI.

Leave A Reply

Your email address will not be published.