Hapet Qendra e re tregtare në Tiranë, reagimet e pabesueshme të qytetarëve

Kliko per me shume info

Një qendër e re tregtare është hapur së fundi në Tiranë.

Në ditën e dytë të hapjes së saj për publikun, (tri ditë nga inagurimi) ka nisur edhe “rankimi” i kësaj qendre tregtare të hapur pranë qendrës së Tiranës.

Kliko per me shume info

Qytetarët kanë dhënë mendimet e tyre në lidhje me mungesën e dyqaneve marka, parkingun me pagesë, orientimin dhe lëvizjen brenda objektit si dhe për cmimet.

Lajmifundit.al vizitoi këtë qendër ditën e sotme dhe po përgatiste një artikull në lidhje me këtë ngjarje.

Gjatë kërkimeve tona, ndeshëm në mendimet e dhëna nga qytetarët e ndryshëm të cilat po i transmetojmë të paprekura dhe origjinale sic janë.

Ajo cka mund të themi është se qendrat tregtare të mëdha janë kthyer në një trend të ekonomisë shqiptare në 10-vjecarin e fundit.

Ato kanë qenë një histori suksesi, por markat që kanë mbetur në treg, kanë ofruar cmime konkuruese, marka të njohura, larmi e shumëllojshmëri në artikuj.

Po ashtu qendrat tregtare të suksesshme në periferi të Tiranës, ofrojnë ambiente të bollshme, lehtësi lëvizje për këdo dhe mbi të gjitha, parkim të disponueshëm dhe pa pagesë.

Nje qytetar shkruan tek faqja zyrtare:

Nese doni ti benti konkurence qendrave tregtare te tjera,duhen ulur cmimet bazuar ne gjendjen ekonomike te popullsis shqiptare. Struktura Fantastike

Qytetarët vazhdojnë të japin mendimet e tyre./lajmifundit.al/

loading...

6 COMMENTS

  1. Tamam. Qender me pamje shume te mire, por qe brenda ska asgje!
    Asnje koordinim asgje. Kopeshti i femijeve ne kat te shtate, ashensori i pakapshem.

  2. po parkim me leke ;;;;ku kane pare keto biznesat;; apo shqitari e ka rrogen 1500 euros ne muaj ;;;;;; ;;po cmimet si jane ne krahasim merrogat ,,,,,,

  3. Aty skishe ku te uleshe. E vetmja qender tregtare pa stola.
    Plus qe skishe ajer, te zihej fryma.

  4. Tmerr! Hyra ne parking dhe dola pas 5 minutash me kerkuan 300 leke.
    Skam pare as neper bote parking qendre tregtare me pages. Gjith jane free

  5. Qender tregtare pa te ardhme. Brenda disa muajsh do falimentoje
    Skishte asgje pervec bukurise ne ndertim!
    Aty ishte vetem nje dyqan qe i pershtatej shtreses se mesme te shoqerise. Te tjeret nga ato qe i kane cmimet nga 300 euro nje bluze, nderkohe qe 80% e shqiptareve kane rroge 220 mije lek.
    Dhe pervec kesaj dhe parkim me pagese. S duket qe do zgjase shume kjo gje.

  6. Qendra ndodhen ne pashe te vendit ka shume avantazh ne kete drejtim. Me pelqen qe ajo zone ka mar gjalleri pasi ishte tmerr por qendra vete nuk me dha shume pershtypje te mire.
    1. Te njejtat marka si tek TEG, QTU etj asnje risi ne produkte
    2. Ambjenti ne mes bosh per faqe te zeze i pa shfrytezuar mire
    3. 2 ashensore per 8 kate nuk mjaftojne
    4. edhe parkingu me pagese

    Minimumi qe mund te bejne eshte te sjellin marka te reja ndryshe nuk besoj se do kene sukses

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here