Ish-ministri i LSI del hapur pro PD-së: Duhet të rrimë të gjithë në çadrën e lirisë

Politikë

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani duket se tashmë mbështet opozitën.

Ndërkohe qe LSI vijon t’i rezistojë ftesave të PD-së për t’iu bashkuar protestës dhe për të braktisur qeverinë, ish-ministri që vjen nga kjo forcë me sa duket e ka ndarë mendjen.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pas denoncimeve të aferave sipas tij korruptive të qeverisë “Rama” deri dhe të të ashtuquajturave afera seksuale të ministrave në hotelin e Klement Balilit, Manjani thotë se tashmë të gjithë duhet të rrinë në ‘Çadrën e Lirisë’ siç është pagëzuar çadra e ngritur para Kryeministrisë ku proteston prej 14 ditësh opozita.

“Ka të drejtë Prof. Fuga! Në çadrën e lirisë dhe të zgjedhjeve të lira të gjithë duhet të rrimë! Shqiptarët duhet të zgjedhin, jo të votojnë!”, – shkruan Manjani në rrjetin social “Twitter”.

ME TE LEXUARAT