Detaje nga horrori në Korcë, 34-vjecari i vetëvrarë tentoi të digjte edhe vjehrrën

Aktualitet

Policia njoftoi diten e sotme se 34-vjeçari Olgert Mitro, i cili i dha fund jetës mëngjesin e djeshëm, duke u vetëdjegur me benzinë, ka dashur të djegë edhe ish-vjehrrën dhe ish-kunatën e tij.

Policia e Korçës sqaroi se 34 vjeçari, i hodhi benzinë vetes para pragut të shtëpisë së ish-vjehrrës dhe me pas një sasi të lëndës djegëse e hodhi poshtë derës së banesës së saj, duke i vënë flakën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

I riu gjeti vdekjen e menjëhershme, kurse të dyja gratë pësuan djegie në pjesë të ndryshme të trupit, si pasojë e flakëve, të cilat shkrumbuan plotësisht banesën.

Sipas policisë, Mitro ishte i dehur dhe në gjendje të rënduar psikologjike, pas ndarjes nga e fejuara, për të cilën akuzonte familjen e vajzës.

ME TE LEXUARAT