Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Ylli Manjani me dashnoren te ‘Santa Quaranta’ e Balilit? Ja përgjigjja e ish-minisrit

Pasi nipi i Klemend Balilit, ka reaguar dhe ka sqaruar se nuk ka parë asnjë ministër në resortin Santa Quaranta, veç ministrit Ahmetaj në përurimin e hotelit dhe ish ministrit Ylli Manjani, për pushime.

Pas kesaj deklarate, eshtë Manjani, që përgjigjet: Kam qenë, por jo me dashnoren,- thotë ai, për dritare.net.

Ylli Manjani, ish ministër i drejtësisë, u shpreh të hënën në #dritaremrudinën në Vizion Plus, se për shkak të detyrës, i kishin rënë në dorë video të ministrave me të dashurat e tyre, në Santa Quaranta. Video këto të sherbimeve të huaja, për të cilat Manjani, nuk pranoi të komentojë më tej.

Ishte Berisha, që foli menjeherë pas Manjanit, duke dhënë dhe emra ministrash, fakt që e përgënjeshtroi sot, nipi i Balilit, Rigers Balili, i cili siguron se asnjë ministër nuk ka parë në resort, veç Manjanit me pushime.

Ish ministri tregon për dritare. net, se ka qenë, në kafen e resortit, sepse ka shtëpinë afër hotelit në Sarandë.

– Por jo me te dashura. Nuk është e paligjshme të shkosh edhe me të dashurat, thotë ai, duke shprehur keqardhjen, që kjo histori, po shndërrohet në kryetemen e jetës politike shqiptare.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet