Flet gazetarja seksi: Jam tifoze e Tiranës, por më "çmend" ky futbollist

Showbiz

Pjesë e departamentit të sportit pranë “TVSH”-së është bërë edhe një tjetër bukuroshe.

Një figurë e njohur për publikun, e cila ka pasur suksese të vazhdueshme në fushën e modës, spektaklit dhe së fundmi në gazetarinë sportive.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shpeshherë ka qenë pjesë e mediave rozë, ku janë diskutuar së tepërmi linjat e saj seksi dhe dalja me fanellën e Tiranës.

Bëhet fjalë për simpatiken Pejana Elezi, fotomodelja që e ka nisur me bujë të madhe karrierën e saj si gazetare sportive. Gazeta ka kontaktuar gazetaren e re seksi, e cila ka zbuluar disa prej sekreteve të saj ekskluzivisht për “Panorama Sport”. Gjithashtu ajo zbulon se cilët janë idhujt e saj në futboll dhe “sekretin” për të pasur një fizik kaq të admirueshëm.

Pejana, për ekipin e zemrës nuk po ju pyes, pasi tashmë dihet që mbështesni Tiranën. Cili është lojtari juaj i preferuar në Superiore?

Gjergji Muzaka. Kam simpati të veçantë për të. Edhe pse nuk më erdhi mirë që u largua nga Tirana te Skënderbeu, përsëri nuk e kam humbur simpatinë për të.

Idhulli juaj në Kombëtaren shqiptare dhe në botë?

Elseid Hysaj. Është shumë i talentuar dhe profesionist. I ndjek shpeshherë performancat e tij te Napoli dhe Kombëtaren kuqezi. Ndërsa, për sa i përket lojtarit tim të preferuar në botë, pa dyshim që është Andres Iniesta, një legjendë e Spanjës dhe Barcelonës. Më pëlqen shumë edhe stili i lojës së tij.

Cili ekip mendoni se e fiton titullin në Superiore?

Është ende herët për të dhënë një parashikim. Unë jam besnike e meritokracisë. Të fitojë skuadra që e meriton.

Keni ndonjë parashikim për fitoren e Champions-it?

Unë jam tifoze e Barcelonës, por në finalen e Kardifit mendoj se do triumfojë Bajerni.

Në “Instagram” keni postuar një foto me bikini. Duket se keni nostalgji për verën. Cili është sekreti i linjave tuaja seksi?

Përpiqem të mbaj trupin në formë. Përveç ushqimit, kam filluar të merrem me fitnes. Palestra është kthyer si një shtëpi e dytë për mua.

Në trupin tuaj fshihen dhe disa tatuazhe. Çfarë kuptimi kanë për ju?

Tatuazhet i kam personale dhe kanë domethënie të rëndësishme për mua.

ME TE LEXUARAT