Zbulimi, ja cfarë kishte vërtet në tetë thasët e grabitur me armë në Tiranë-Rinas

Aktualitet

Prokuroria ka deklaruar diten e sotme se në 8 thasët e grabitur mesditën e 9 shkurtit 2017 nuk kanë qenë vetëm dollarë amerikanë, por dhe euro, franga zvicerane, paund, dollarë kanadezë dhe australianë. Shuma monetare ka dale nga zyrat e BKT ne Tirane dhe po nisej per ne Rinas.

Valuta

-2 milionë e 400 mijë euro

– 200 mijë dollarë amerikanë

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

-80 mijë franga zvicerane

-rreth 280 mijë Paund

-një sasi dollarësh kanadezë

-një sasi dollarësh australianë

Sipas llogarisë kanë nisur për në Rinas rreth 3 milionë e 200 mijë dollarë amerikanë, vlera e së cilës nuk është dorëzuar pasi ishte sulmuar SHPSf shoqëruese e lekëve në rrugën e Rinasit

Burimet e prokurorise kane thene se po vijojnë hetimet per zbulimin e autorëve të supergrabitjes. Burime pranë grupit hetimor thanë se parate ishin marrë nga një degë e bankës që ndodhet në një nga hotelet kryesorë te kryqytetit, rreth orës 12.10 minuta dhe pasi kishin ndaluar për disa minuta në zonën e Laprakës në 12.38 kishin njoftuar sallën operative të policisë për levizjen drejt Rinasit.

Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri ripërsëriti sot edhe nje herë se hetimet për zbardhjen e grabitjes së ndodhur mesditën e së enjtes në Qafe Kashar janë në rrugë të mbarë. Sipas Ministrit të Brendshem ngjarje te tilla duan kohën e tyre.

ME TE LEXUARAT