E ofroi Rama “kokën” e Saimir Tahirit? Ja si përgjigjet Eduart Shalsi

Politikë

Deputeti socialist Eduart Shalsi i ftuar në studion e Ora News, foli për protesten e opozitës.

Sa i takon deklarates se kryetarit te PD Lulzim Basha se Rama do te largoje Tahirin qe te ndalen protestat, Shalsi tha se "këto janë debate, që e banalizojnë çështjen dhe nuk ia vlen fare të merresh".

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më tej ai shtoi se "përpara shqiptarëve kemi përgjegjësi. Debati zhvillohet në Parlament. Po braktisin jetën parlamentare për çfarë? Ka një komision që është ai i reformës zgjedhore. Kryeministri ka thënë se nëse jeni dakord me çfarë thotë OSBE/ODIHR, ejani t’i bëjmë realitet”.

Ndersa per qeverine teknike, kerkese e opozites, deputeti socialist tha:

“Është të tallesh me shqiptarët. Një gjë që nuk shpjegoj dot tek qëndrimi i opozitës që të gjithë bashkohen me faktin se mbi 90% e shqiptarëve kërkojnë reformën në drejtësi. Reagimi vjen natyrshëm. Unë do të doja që për shëndetin e demokracisë të kishim një opozitë të strukturuar dhe më të qartë dhe jo të udhëhequr nga protagonistët që e katandisën Shqipërinë në një derexhe që e veçuan nga bota.

ME TE LEXUARAT