Interpoli shpall në kërkim grabitësin e 1 milionë eurove në Rinas

Aktualitet

Shpallet në kërkim nga Interpoli shqiptari Aleks Pepa, i kërkuar nga drejtësia shqiptare për grabitjen e 1 milionë dollarëve në aeroportin e Rinasit.

Fotoja, gjeneralitetet dhe akuzat ndaj 42-vjecarit nga Elbasani, jane shfaqur në faqen zyrtare të Interpolit si person në kërkim.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Aleks Pepa akuzohet se ka qenë shofer i makinës që hyri brenda aeroportit dhe që u përdor nga autorët për marrjen e parave dhe largimin nga vendi i ngjarjes.

Sipas hetimeve, Aleks Pepa ka arritur të largohet nga Shqipëria menjëherë pas grabitjes, para se të identifikohej nga hetuesit si autor i ngjarjes.

Policia e prokuroria shqiptare po vazhdojne hetimet per dy personat e tjere qe kane marre pjese ne grabitjen e 30 qershorit 2016 ne aeroportin e Rinasit. /lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT