Dekriminalizimi, hapen 40 dosje të reja, në hetim edhe një zyrtar i lartë

Aktualitet

Prokuroria e Tiranës ka regjistruar 40 procedime penale për zyrtarë të ndryshëm të administratës, javen e fundit, pasi nga verifikimet e Prokurorisë së Përgjithshme për “Dekriminalizimin”, rezultojnë që nuk kanë deklaruar problemet me ligjin penal në të kaluarën e tyre.

Ndër personat që do të hetohen, është edhe një zyrtar i nivelit të lartë në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, emri i të cilit nuk bëhet ende i ditur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në kuadër të ligjit të ‘Dekriminalizimit’, kanë dhënë sot shenjat e gishtave edhe deputeti i Partisë Socialiste, Artan Gaci, ai i PDIU, Omer Mamo, dhe Mhill Fufi i PD-së, pas dyshimeve se kanë fshehur dënimet penale në të kaluarën dhe këtë gjë nuk e kanë vetëdeklaruar siç ua kërkon ligji.

Në kuadër të ligjit, më herët, lanë mandatet edhe deputetët Dashamir Tahiri nga radhët e PDIU si dhe Shkëlqim Selami i LSI-së, e bashkë me ta edhe kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi.

ME TE LEXUARAT