Avionët ushtarakë rusë provokojnë luftanijen amerikane

Bota

luftanija15Avionë ushtarakë rusë kanë kryer në ditët e fund fluturime pranë një anijeje ushtarake amerikane që lundronte në Detin e Zi.

Lajmin e ka bërë të ditur Pentagoni, ndërkohë që mediat ruse raportuan se anija “USS Ross” po vepronte në mënyrë “agresive”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Departamenti amerikan i Mbrojtjes deklaroi se anija ndodhej në ujëra ndërkombëtarë gjatë gjithë kohës, duke kryer operacione rutinë.

Marina amerikane publikoi të hënën videon e një avioni rus që kalonte rreth 500 metra larg “USS Ross”. “Ekuipazhi i anijes veproi në mënyrë provokuese dhe agresive, gjë që vuri në lëvizje operatorët që monitorojnë stacionin dhe anijet e flotës së Detit të Zi”, tha një burim ushtarak, i cituar nga mediat ruse.

“Për rrjedhojë, avionët “Su-24” i treguan ekuipazhit amerikan gatishmërinë për të ndaluar një shkelje të mundshme të kufijve detarë dhe për të mbrojtur interesat e vendit tonë”, tha më tej burimi.

Ndërsa zëdhënësi i Pentagonit, koloneli Steve Warren deklaroi të hënën se avionët rusë nuk ishin të armatosur dhe se anija “USS Ross” vazhdoi kursin e saj.

Vendndodhja e anijes në Detin e Zi ishte njoftuar publikisht, - vijoi zëdhënësi, - ndërkohë që Ministria ruse e Mbrojtjes nuk e komentoi ngjarjen.

Gjithsesi, incidenti i ndodhur në Detin e Zi është sinjali i fundit i tensioneve ushtarake mes Rusisë dhe Perëndimit, për shkak të konfliktit në lindje të Ukrainës.

Muajin e kaluar, Mbretëria e Bashkuar dhe Suedia ngritën në ajër avionët e tyre luftarakë, për t’u bërë kontrast atyre rusë që fluturonin në afërsi të kufijve të tyre.

ME TE LEXUARAT