Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Rrahu Kreshnik Spahiun, ja si u “hakmorën” protestuesit ndaj 34-vjeçarit Flamur Pirraci

Grushtet ndaj Kreshnik Spahiut, kreut të AK-së, nuk ishin të vetmet në incidentin e djeshëm në çadrën e protestës së opozitës para kryeministrisë.

Simpatizantë të Aleancës Kuq e Zi kanë sulmuar agresorin Flamur Pirraçi duke i çarë syrin, një shenjë hakmarrje kjo për grushtet ndaj Spahiut.

Këtë e dëshmon kjo foto e tij gjatë momentit që policia po e shoqëronte për në komisariat.
flamur-pirraci
Vetë Pirraci deklaroi dje se Spahiu e kishte ofenduar, ndërsa lideri i AK-së tha që ky i fundit e kishte qëlluar pasi mbronte Edi Ramën.

Mirëpo një foto e 34-vjeçarit me liderin historik të së djathtës, Sali Berisha zbuloi se ai ishte mbështetës i së djathtës dhe se kishte shkuar aty për të mbështetur protestën e opozitës.BW

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet