Shpërthen në lëvizje makina në Fier, humb dy këmbët i sapoliruari nga burgu

Kliko per me shume info

Një automjet tjetër ka shpërthyer në lagjen “Kryengritja” të Fierit, ku si pasoje nje i sapoliryuar nga burgu ka humbur te dyja kembet.

Ngjarja ne Fier, ka ndodhur ne nje rruge dytesore te qytetit. Makina tip BMW është përfshirë nga flakë teksa ka qenë në lëvizje.

Kliko per me shume info

Sipas informacioneve të para të policisë i plagosur rëndë ka mbetur drejtuesi i makinës Armando Sulo, i cili ka humbur të dyja këmbët, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mjeti me targa AA 252 NM ka shpërthyer ndërkohë që ishte ne ecje. Sipas policise së Fierit, i plagosuri disa muaj më parë është kapur nga policia në Levan me armë zjarri pistoletë me mulli pa leje dhe kishte shumë pak dite që kishte dalë nga burgu.

Ai ka pësuar dëmtime në pjesët e gjymtyrve, ndërsa mësohet se është transportuar në drejtim të Tiranës për një ndërhyrje më të specializuar.

Shperthimi ka demtuar edhe xhamat e nje pallati prane vendit ku ndodhej ngjarja. I lenduari ka marre demtime te renda ne kembe. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie dhe shërbimi zjarrfikës. Këta të fundit kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve.

 

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here