Vrau gruan dhe i rrëmbeu djalin e saj, nis gjyqi ndaj shqiptarit në Selanik

Aktualitet

Shqiptari James Klodi Lesi, i cili një vit më parë vrau bashkëshorten e tij greke dhe më pas për 18 ditë rrëmbeu një prej djemve të tij të mitur për t’iu fshehur organeve të policisë është përballur me drejtësinë greke. Mësohet se ka filluar gjyqi në Selanik për shtetasin shqiptar.

35-vjeçari akuzohet për vrasje me paramendim, armëmbajtje pa leje, përdorim arme si dhe për vënie në rrezik të jetës së një të mituri.

Por pa filluar mirë, gjyqi ndaj 35-vjeçarit shqiptar është ndërprerë pasi avokati i tij mbrojtës, Aleksis Kujas, i njohur edhe në Shqipëri pasi ka në dorë çështjen e Klement Balilit, ka kërkuar shtyrjen e gjyqit për arsye pune dhe më pas, kur kërkesa nuk është pranuar ka dhënë dorëheqjen.

Pas këtij zhvillimi, gjykata i ka caktuar të pandehurit një avokat të ri, ndërsa gjyqi do të rifillojë më datë 2 mars. Vrasja barbare e kryer nga Lesi në janarin e vitit 2016 tronditi Greqinë dhe ishte në fokus të mediave greke për shumë ditë, shkruan TCH.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ajo ndodhi në fshatin Ormilia të Halidhikisë, 100 km në lindje të Selanikut. 35-vjeçari shqiptar, që ishte divorcuar tre muajt e fundit nga bashkëshortja e tij greke dhe kishte pasur konflikte me të për ndarjen, hyri në shtëpinë ku banonte viktima dhe dy djemtë e tyre, të moshës 4.5 deri në 6.5 vjet dhe e vrau atë para syve të tyre, duke e goditur disa herë me thikë. Autori, pasi mori vetëm një prej fëmijëve, u zhduk për tre javë derisa u gjet nga policia greke.

ME TE LEXUARAT