Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Tiranë, Xhemal Zhuri zbret nga vinci, kërcënoi me vetëvrasje për herë të tretë: Dua lekët e mia

Një person ka hipur mbi një vinc dhe po kërcënon të vetëvritet në Tiranë.
Autori i ngjarjes eshte shtetasi Xhemal Zhuri, ish i perndjekur politik. Pas negociatave me policine rreth ores 18.20 ish i perndjekuri ka pranuar te zbrese nga vinci.

—–
Ngjarja është regjistruar në qendër të Tiranës përballë Ministrisë së Mbrojtjes ku Zhuri ka hipir ne vincin qe ndodhet ne lartesi te konsiderueshme dhe po qendron aty.

Sipas raportimeve të fundit, dyshohet se personi që ka hipur në vinc përballë Kishës Ortodokse, është një ish i përndjekur politik qe e ka denoncuar gjendjen e tij edhe me pare madje publikisht.

“Dua leket e mia, dua parate e viteve te burgut”, mesohet te kete thirrur personi qe po kercenon me vetehedhje nga lartesia.

Deshmitaret nga vendi i ngjarjes, kane bere me dije per Lajmifundit.al se personi eshte duke folur ne lidhje me demshperblimin financiar per vitet e burgut politik qe ka bere.

Xhemal Zhuri ka tentuar edhe dy here te tjera te kryeje vetevrasje nga i njejti vend, tek vinci i pallatit 25-katesh ne qender te Tiranes. Ai ka tentuar te hidhet nga lartesia edhe ne vitin 2012 dhe ne vitin 2015./lajmifundit.al

Deklarata e policise:

Më datë 23.02.2017, rreth orës 16:30, në rrugën “Ibrahim Rrugova”, përballë Kishës Ortodokse, tek një pallat në ndërtim ka hipur në vinç, shtetasi Xh. Zh., 61 vjeç, i cili tenton të hidhet, pasi nuk ka marrë këstin e gjashtë të parave, si i persekutuar Politik.

Policia në vendin e ngjarjes po negocion për të bërë të mundur zbritjen e tij.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
1 Comment
  1. bobi says

    hidhu shoku po ke ndermend sepse kta lek sjapin askujt, leket i kan vjedh per veten e tyre dhe pjellen e tyre, Zoti i prekt aty ku u dhemb me shum

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet