Djali i ish-kryeministrit përshëndeti me dy gishta protestën e PD, Majko i kërkon ndjesë PS

Politikë

Publikimi i fotos së djalit të tij që përshëndeste me dy gishta protestën e PD-së, ka shkaktuar edhe reagimin e menjëhershëm të deputetit socialist, Pandeli Majko.

Me një mesazh të publikuar në “Facebook”, Majko i kërkon ndjesë çdo socialisti dhe shprehet se merr përsipër përgjegjësitë si prind.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Një foto e djalit tim e nxjerrë në rrjetet sociale nga pedagogia e tij për përkrahjen e protestës së opozitës ka krijuar keqkuptime. Dëshiroj të marr përgjegjësinë time si prind përballë cdo socialisti dhe djemve e vajzave që besojnë tek Partia Socialiste. Sepse përgjegjësia në cdo rast është edhe e imja. Edhe, pse fotoja është bërë në një mejdis humori dhe miresjelljeje. Ka gjëra me të cilat humori është i tepërt”, – shkruan Majko në reagimin e tij.

Gjergj Majko, djali i ish­-kryeministrit Pandeli Majko, është fotografuar bashkë me Nevila Xhindin dhe dy studentë të tjerë, të buzëqeshur dhe me dy gishtat lart.

Bashkëngjitur fotos, vetë Xhindi thotë: “Me studentët…Nga Shkodra përshëndesim protestën!”

ME TE LEXUARAT