Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Po kalonte rrugën, makina përplas për vdekje 61-vjeçaren në Tiranë

Një aksident me pasojë vdekjen e një 61-vjeçareje ka ndodhur ditën e sotme, në hyrje të Tiranës, pranë sheshit “Shqiponja”.

Nga informacionet e para mësohet se gruaja ishte duke kaluar nga njëri krah i rrugës në tjetrin, larg vijave të bardha, kur u godit nga një makinë.

Gjithashtu bëhet e ditur se 61-vjeçarja nga Kukësi humbi jetën rrugës për në spital. Ndërkohë policia shoqëroi në komisariat drejtuesin e mjetit për sqarimin e rrethanave të aksidentit të rëndë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet