E pabesueshme, Euro “shënon rekord negativ”, ja sa është këmbyer sot

Kliko per me shume info

Monedha vendase ka zbritur sot nën 135 lekë, për herë të parë gjatë këtij viti, ndërsa dollari ka kërcyer në mbi 128 lekë. Sipas kursit zyrtar të bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 134.99 lekë, 0.14 lekë më pak se një ditë më parë, duke vendosur një tjetër rekord të ulët të këtij viti. Në të kundërt, dollari është forcuar, duke u rritur me 0.26 lekë, për të arritur në 128.43 lekë.

Lëvizjet e fundit, sipas aktorëve të tregut reflektojnë më së shumti zhvillimet në tregjet ndërkombëtare, por edhe ofertën e lartë për euro në tregun vendas. Monedha e përbashkët ka qenë së fundmi në qendër të shqetësimeve të investitorëve, si rrjedhojë e politikës europiane, veçanërisht ecurisë së sondazheve të opinioneve të cilët i japin avantazh kreut të partisë së djathtë anti-euro Marine Le Pen, përpara zgjedhjeve presidenciale në prill dhe në maj. “Luhatshmëria është rritur, teksa investitorët po fillojnë të përgatiten për zgjedhjet,” thonë analistët.

Kliko per me shume info

Në kahun tjetër, dollari është mbiçmuar si rrjedhojë e pritshmërive për një rritje të shpejtë të normave të interesit nga ana e Rezervës federale në SHBA. Dollari u rrit 0.2 për qind kundrejt një shporte të monedhave kryesore dhe 0.3 përqind kundrejt euros.

Një euro u këmbye sot me 1.0556 USD. Edhe në tregun vendas, pohojnë aktorët e tregut, euro mbetet e dobët për shkak të ofertës së lartë për të, si nga bizneset që këmbejnë valutë për të paguar detyrimet, ku rolin më të madh e luan TAP, ashtu dhe nga valuta informale që po qarkullon në vend. Sidomos në tregun e pasurive të paluajtshme është verifikuar një rritje e shitjes së apartamenteve me para cash shkruan Monitor.

Edhe eksportet u rritën ndjeshëm në janar me mbi 20%, por gjithsesi zgjerimi i tyre erdhi kryesisht nga shtimi i eksporteve të lëndëve djegëse, që eksportohen me dollarë.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here