Rama: Cadra e protestës nuk do ti mbrojë dot zullumqarët nga Reforma në Drejtësi

Aktualitet

Kryeministri Edi Rama, Komunikimin Javor te se dieles, ia ka kushtuar protestes se PD-se. Rama vleresoi faktin se e transmetoi live protesten ne faqen e tij zyrtare dhe tha se qeveria po e respekton protesten pavaresisht formatit te saj.

"Kush eshte kunder zgjedhjeve te lira e te ndershme? A ka pasur shqetesim nga OSBE/ODIHR apo nga ndonje vend partner per cenim ne tentative te zgjedhjeve te ardhshme? Absolutisht jo", tha Rama.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Ata po e shikojnë cdo ditë se reformat tona po presin fijet e tyre me paligjshmërinë.

Reforma në drejtësi dhe vetingu janë fantazma më kërcënuese e atyre që në 25 vjet përfituan padrejtësisht nga ky vend", tha Rama.

Sipas tij, këtu duhet kërkuar edhe shkaku i protestës së PD, lidërshipi i të cilës sipas kryeministrit nuk ka një histori të pastër me zgjehdjet e lira.

Rama evidentoi se opozita qe po proteston ne shesh, ka braktisur politikisht procesin e reformes zgjedhore. Ai theksoi se cadra qe prodhoi protesta e djeshme ne bulevard, do te deshtoje nese eshte ngritur per te mbrojtur politikanet e implikuar ne afera nga reforma ne drejtesi.

Ne do punojmë deri në ditën e fundit të këtij mandati dhe do të kërkojmë një mandat të dytë në mënyrë që në përmes reformave do ta cojmë Shqipërinë në formimin e një shteti modern atje ku e ka vendin në hapësirën europiane./lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT