Grabitjet në Rinas, ja sa para u gjetën në tenxheren me presion të Admir Cerpjas

Aktualitet

Prokuroria për Krime të Rënda që tashmë ka marrë në dorë hetimin e dosjes së dy grabitjeve në rrugën Qafë Kashari – Rinas po vazhdon kontrollet e banesave të të dyshuarve dhe personave të shpallur në kërkim.

Në tenxheren e gjetur në oborrin e banesës së Admir Çerpijas, policia gjeti rreth 100 mijë euro. Për vëzhgimin e mjeteve të blinduar, Neim Avdulaj tha se ka qëndruar 8 muaj çdo ditë në lokalet përballë bankës për të parë lëvizjet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në oborrin e shtëpisë së Admir Çerpijas i njohur edhe me emrat Jetmir dhe Gjovalin, policia gjeti dhe sekuestroi rreth 100 mijë euro të groposura brenda një tenxheres me presion.

Ka qenë një bisedë mes familjarëve të Çerpijas, ajo që ka çuar agjentët e policisë në oborrin e banesës, për të gërmuar, ku edhe kanë gjetur më pas tenxheren e mbushur me para.

Nga numërimi, thonë burimet, rezultuan se në total janë rreth 100 mijë euro, por valuta të ndryshme si euro, pauand dhe dollarë. Këto burime, thanë se paratë dyshohet se janë groposur pas grabitjes së fundit, atë të 9 shkurtit në rrugën Qafë Kashar-Rinas.

Sipas akuzës, gjatë marrjes në pyetje Çerpija nuk ka prnauar të japë shpjegime, duke rezervuar të drejtën për të folur në një moment tjetër.

ME TE LEXUARAT