Turizmi në Durrës, operatorët i bëjnë apel shtetit: Të zgjidhet problemi i furnizimit me ujë

Aktualitet

Operatorët kanë një kërkesë për shtetin pak muaj para nisjes së sezonit turistik. Ata kërkojnë më shumë mbështetje nga shteti dhe strukturat qe kanë të bëjnë me këtë sektor.

Problemet e mbartura prej vitesh të energjisë elektrike dhe mungesës se furnizimit me ujë të pijshëm kërkohen me ngulm nga operatorët turistik të zgjidhen para sezonit.

Kryetari i se hoteleri-turizmit, Eduart Shepa, flet për kërkesat e punës, duke kërkuar ndërgjegjësim nga shteti.

‘’Çmimet duhet të jenë konkurruese në treg. Njerëzit vijnë për të ngrënë gjëra të freskëta. Xhepi i turistit duhet të mos rëndohet dhe të ketë një motiv për të ardhur.’’- u shpre Shepa.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Operatorët turistikë kërkojnë zgjidhje edhe për promovimin e produkteve vendase. Ne këto kushte shtojna ata, nuk joshen turistët.

Xhepa: Për të krijuar mundësinë e një markato peshku për Durrësit, që gjithë prodhimet e detit të kthehen në atraksion turistik.

Problem sipas përfaqësuesve të operatorëve turistikë mbetet edhe cilësia e shërbimit në hotele dhe restorante, pasi shumica e operatorëve dhe kryesisht ata që punojnë me sezone kanë staf të pakualifikuar.

ME TE LEXUARAT