Detajet/ Ja si u kap ‘mat’ nga Policia grabitësi i kazinosë në Tiranë

Aktualitet

Policia bën me dije se personi që shihni në foto ka grabitur një kazino në Tiranë dhe është arrestuar në momentin kur po kryente një tjeter grabitje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kazinoja që ndodhet në zonën e "Zogut të Zi", është grabitur nga një person i armatosur gjatë orëve të mbrëmjes.

Policia ka reaguar menjëherë pasi është njoftuar në lidhje me ngjarjen duke vënë në pranga autorin e grabitjes së kazinosë, i cili është identifikuar si shtetasi Ilir Leli, 47 vjeç.

Sipas, forcave të policisë, autori i grabitjes është arrestuar në flagrancë në një tjetër ambientet ku do të bënte grabitjen e dytë.

Në momentin e arrestimit, policia i ka sekuestruar këtij personi edhe armën e zjarrit, një pistoletë tip TT, me të cilën kreu grabitjen në kazino.

Sipas policisë, grabitësi është futur në kazino me kapuç në kokë dhe me armën e zjarrit duke arritur të marrë rreth 800 mijë lekë.

ME TE LEXUARAT