Operacioni “Patriot”, ja kush janë 4 të arrestuarit për grabitjet e 5 milionë eurove në Tiranë-Rinas

Aktualitet

[caption id="attachment_666421" align="aligncenter" width="486"] Neim Avdulaj, ish-komando[/caption]

Operacioni Patriot, kështu është koduar aksioni i arrestimit të grabitësve te implikuar ne dy ngjarje te renda ne rrugen Tirane-Rinas ne 2015 dhe 2017, ku ne total jane grabitur 5 milione euro.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

[caption id="attachment_666436" align="aligncenter" width="476"] Ditjon Memlika[/caption]

Drejtori i policisë së Tiranës Ervin Hodaj, tha se gjashtë personat e dyshuar akuzohen për ngjarjet e ndodhura më:

3 dhjetor 2015 ku u sulmua eskorta e Rogat Security

9 shkurt 2017 ku u sulmua eskorta e Jaguar Security.

Të arrestuarit janë shtetasit:

Fatjon Xhyliu, ish-polic privat

Neim Avdylaj, ish ushtar në Zall Herr

Ditjon Memlika, ish efektiv i forcave te ushtrise

Ernest Kupa, banues ne Kruje, me aktivitet privat

Shpallur ne kerkim shtetasit me iniciale: M.A dhe C.A.

Deklarata e policise, Njoftim për shtyp

Drejtoria e Policisë Tiranë, Drejtoria Kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Shtetit në bashkëpunim dhe me prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kuadër të operacionit “Patriot”, pas hetimeve intensive, zbuluan, dokumentuan dhe arrestuan autorët e dy grabitjeve të vlerave monetare bankare në transport, në aksin Tiranë- Rinas.

2 grabitjet ndodhën në:

3 dhjetor 2015, ku u sulmuan me armë eskorta e vlerave monetare Rogat Security, në aksin Tiranë – Rinas, në afërsi të Qafës së Kasharit.

9 shkurt 2017, ku u sulmuan me armë eskorta e vlerave monetare Jaguar, në aksin Tiranë-Rinas, afër universitetit Epoka.

Pas veprimeve intensive hetimore, informacioneve të marra në rrugë operative, provave shkencore të mbledhura nga ekspertët e policisë, u arrit të provohej dhe dokumentohej impklikimi i të paktën 6 shtetasve të mëposhtëm në këto 2 ngjarje:

• Fation Xhyliu , 33 vjec, lindur në Lushnje banues në Tiranë, ish punonjës në Shpsf “Rogat”

• Ditjon Memlika, 31 vjec, lindur në Tepelene dhe banues ne Tiranë, ish efektiv në forcat ushtarake

• Neim Avdulaj, 28 vjec, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë, ish ushtar profesionist në forcat ushtarake te Zallherrit.

• Ernest Kupa, me banim në Krujë, me biznes privat.

U shpallën në kërkim shtetasit me iniciale M.A., dhe Ç.A. dhe po punohet për kapjen e tyre.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, vlera monetare të konsiderueshme në valutën paund, dollarë amerikane, kanadezë dhe australianë, euro dhe lekë shqiptare, (kartmonedha këto të deklaruara në transportet monetare të vlerave të bankave respektive).

Është provuar tërësisht mekanizmi dhe roli i gjithë të dyshuarve të përfshirë në këto 2 ngjarje, duke nisur nga marrja e informacionit mbi lëvizjen e eskortës, vëzhguesit dhe personat që kanë kryer goditjen me armë.

Grupi hetimor vijon me intensitet punën për identifikimin e personave të tjerë të mundshëm, të implikuar në këto ngjarje, por edhe për zbardhjen e ngjarjeve të tjera kriminale.

Gjithashtu, po vijon puna për dokumentimin e grabitjes se ndodhur në datë 13.02.2015, në një bankë të nivelit të dytë prane stacionit te trenit.

 

ME TE LEXUARAT