Policia e Tiranës ka zhvilluar sot një operacion për kapjen e autorëve të grabitjes së parave të bankës së nivelit të dytë në aksin Qafë Kashar – Rinas.
Bëhet me dije se janë arrestuar katër nga gjashtë autorët e akuzuar për grabitjen e 3.2 milionë dollarëve.
Gjithashtu Policia po vazhdon aksionin për kapjen e autorit të pestë të grabitjes, i cili ndodhet në zonën e Farkës në Tiranë.
Policia bën me dije se gjatë aksionit ku kanë marrë pjesë forcat FNSH dhe RENEA janë gjetur dhe një sasi e lekëve të grabitura.
/LajmiFundit.al/