FOTO/ Ja kush ishte shënjestra e atentatit në Vlorë

Të shtëna me armë zjarri ka pasur ditën e sotme në Vlorë, në vendin e quajtur si “Kali i Trojes”.

Për pasojë, një person ka mbetur i plagosur rëndë. Ai është Arlind Lulushi 25 vjec, që punon si truproje.

Kliko per me shume info

Ky person që ka mbetur i plagosur edhe tre muaj më parë në një atentat ndaj tij.

Policia bën me dije se ai është dërguar në Spitalin e Vlorës dhe është në gjendje të rëndë. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për motivet dhe rrethanat.

Deklarata e policise
Rreth orës 19:50 ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Isa Boletini” pranë vendit të quajtur “Kali i Trojës” ku një person i paidentifikuar ende ka qëlluar me armë zjarri një shtetas tjetër me inicialet A.L., 28 vjeç, banues në Vlorë, i cili është plagosur në këmbë dhe ndodhet në Spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Autori ka mundur të largohet duke përfituar nga errësira, por po punohet për kapjen dhe arrestimin e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet hetimore në lidhje zbardhjen dhe sqarimin e saj.

loading...