Dëshmia/ Polici privat: Grabitësit qëlluan me armë, ja si u morën paratë nga blindi

Aktualitet

Pesë policët privatë që ndodheshin në dy blindat që u grabitën sot në rrugën e Kasharit ndodhen në ambientet e Policisë ku po japin dëshmitë e tyre.

Një nga policët ka thënë se autorët u kanë zënë rrugën me dy makina, që ecnin paralel në drejtim të blindave. Një nga makinat e grabitësve ka goditur qëllimisht blindin e parë, ndërsa makina tjeter ka neutralizuar makinën që shoqëronte blindin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Ndodhi brenda 5 minutave, Ndodhesha në blindin e dytë. dy makinat ecen paralel dhe përlasen blindin e pare. E dyta ndaloi blindin e dytë. 4 grabitesit kanë qëlluar në ajër, pastaj erdhën dhe krisën xhamin e blindit. Na detyruan te dalim nga makinat. Pasi u larguan, telefonuam policinë e shtetit"-mësohet të ketë thënë polici.

ME TE LEXUARAT