Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Detajet/ Grabitje spektakolare, si u morën thasët me para në Qafën e Kasharit

Një automjet i blinduar që transportonte paratë e një banke të nivelit të dytë është grabitur sot në Qafën e Kasharit.

Sipas burimeve autorët kanë qenë duke lëvizur me një makinë të zezë.

Kjo makinë ka përplasur blindin dhe më pas 5 persona të armatosur kanë thyer xhamin duke marrë disa thasë me para.

Grabitësit e armatosur më pas kanë kaluar urën e Kasharit dhe janë zhdukur.

Ata kanë qenë të veshur me kamuflazh të zi dhe në duar mbanin doreza për të shmangur lënien e shenjave të gishtave.

Autorët për të zhdukur gjurmet kanë djegur njëren nga makinat e përdorura për grabitjen. Raportohet se autorët gjatë grabitjes kanë shtënë me armë në ajër. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

 

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet