Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Qefalia i përgjigjet Dumës: Kompania ka fituar më shumë tendera në kohën e Berishës

Deputeti socialist Xhemal Qefalia reagoi ndaj akuzave te PD. Ai i ka quajtur gënjeshtra akuzat e PD se ka përfituar 6.7 mld lekë tendera nga buxheti i shtetit.
Duke iu përgjigjur akuzave të Grida Dumës, Qefalia thotë se nëse ka një fakt ndaj tij le ta çojë në organet e drejtësisë, duke shtuar me tej se kompania ne fjale ka fituar me shume tendera ne kohen e qeverise Berisha.

Reagimi i deputetit Xhemal Qefalia:
Nëse mendon zonja Grida se po bind qytetarët për të dalë protestë duke u marrë me gënjeshtra e mashtrime e ka gabim dhe Grida do të dështojë siç ka ndodhur dhe hërë të tjera se sa herë ka zgjedhje dhe ajo është pjesë e zgjedhjes.

Nëse mendoni se qenka Edi Rama ai që jep tendera zonja Gri, duhet të kujtohet se kësaj firme Sali Berisha i ka dhënë disa herë më shumë punë, pasi kjo firme nuk është krijuar në 2013 por 20 vjet më parë dhe puna e zbatimi i ligjit janë emri i saj i vërtetë.

Personalisht nuk kam asnjë interes apo përfitim apo të kem ndikuar sado pak në aktivitetin e tyre. Giithësesi nëse ka qofte dhe një fakt ta çoj zonja Gri në organet e drejtësisë me të cilat ajo ka bashkëpunim në përvojën e saj të punës.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet