Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Rrëfimi “i cmendur” i Rezart Tacit: Jetoj për seks, para dhe pushtet!

Ish-bosi shqiptar i naftës, i cili dështoi në këtë biznes dhe më pas edhe u arrestua në Zvicër nën akuzën e mashtrimit, Rezart Taçi, është shfaqur këtë herë në mediat italiane.

Ai ka dhënë një intervistë për televizionin lokal milanez “Lodifanfulla TV”, në të cilën shprehet se vijon të jetë një njeri i pasur dhe me shumë pushtet.

Ndër të tjera, ai mundohet të tregohet edhe babaxhan, teksa thotë se ndihet keq kur nuk arrin të ndihmojë dot njerëzit, duke harruar në këtë mënyrë se shkatërroi tërësisht klubin e skuadrës së futbollit “Parma”, teksa ishte në drejtimin e saj.

Në një intervistë ish-drejtori i Parmas, Pietro Leonardi ka thënë: “Nga Taçi më kujtohet vetëm që më bëri të kaloja një ditë 7 orë para një faksi në pritje të një çeku për të paguar rrogat të cilat m’i konfirmonte çdo ditë për dy muaj radhazi”.

Ja çfarë thotë Taçi, në intervistën e tij.

Gazetari: Ju nuk jeni nisur me gomone nga Vlora për të kërkuar fatin në Itali, madje jeni një njeri i pasur. Çfarë ju shtyn akoma të bëni diçka, kur mund të rrinit në plazh duke pirë mohito gjithë ditën…

Rezart Taçi: Më pëlqen të krijoj, më pëlqen të jem i rrethuar nga njerëzit, të krijoj menaxhim, më pëlqen energjia njerëzore dhe të punoj …nuk e di në italisht…të ngrihem në mëngjes dhe të shkoj në zyrë. Më pëlqen… njeriu që ka përgjegjësi nuk degjeneron, nuk plaket…Kënaqësia të krijosh gjithmonë diçka të re, të krijosh menaxhim, të rrish mes njerëzve, të shkosh në mëngjes në zyrë dhe të biesh herët në mbrëmje, sepse në mëngjes duhet të jesh sërish i freskët.

Gazetari: Gjithsesi mos harroni se Zoti ka thënë që ditën e shtatë njerëzit duhet të pushojnë..

Rezart Taçi: Në katër vitet e fundit po e zbatoj këtë urdhër. Më përpara jo, nuk kishte të shtuna apo të diela, nuk kishte ditë pushimi.

Gazetari: Shqipëria ka ndryshuar. Tani edhe sipërmarrës italianë shkojnë të kërkojnë fatin në Shqipëri. A ju bën krenarë kjo dhe çfarë ka ndryshuar vërtet në Shqipëri?

Rezart Taçi: Në Shqipëri ka ndryshuar mentaliteti, nëse mund ta them pa modesti, shqiptarët janë dinamikë, nëse mund ta them edhe pak inteligjentë dhe kanë ditur që në një periudhë të shkurtër kohe të kuptojnë, të kopjojnë nëse mund ta themi, atë që është më e mira në botën perëndimore dhe ta aplikojnë në Shqipëri.

Gazetari: Defekti juaj më i madh?

Rezart Taçi: Nëna ime thotë se jam shumë i mirë.

Gazetari: Sa armiq keni?

Rezart Taçi: Shumë. Më vjen në mendje shprehja e Çërçillit se sa më shumë armiq të kesh, aq më shumë arritje ke patur në jetë.

Gazetari: Nga se keni frikë?

Rezart Taçi: Mund të duket si frazë e gatshme, por nga të mosqenit mirë e njerëzve që dua.

Gazetari: Para, seks, pushtet. Në çfarë hierarkie i vendos?

Rezart Taçi: Para, seks, pushtet.

Gazetari: Jeni katolik, budist apo luteran?

Rezart Taçi: Kam konceptin tim mbi fenë. Jam besimtar, besoj në Zotin tim dhe i respektoj të gjitha fetë e botës dhe sa herë shikoj një vend të bukur të besimit katolik, ortodoks, mysliman apo hebre, shkoj të lutem.

Gazetari: Me cilin personazh kinemaje e identifikon veten?

Rezart Taçi: Nuk ja kam bërë kurrë këtë pyetje vetes… Forest Gump.

Gazetari: Pjata juaj e preferuar?

Rezart Taçi: Sot është supa.

Gazetari: Dini të gatuani?

Rezart Taçi: Jo, por duke qenë se kam bërë kamarierin, kam punuar në një restorant, i njoh përbërësit, por nuk e kam bërë vetë.

Gazetari: E keni blerë atë restorantin apo vetëm sa keni punuar?

Rezart Taçi: Jo, është e disa miqve dhe nuk blihet prona e

Gazetari: Me cilin personazh historik do të dilnit për darkë?

Rezart Taçi: Çërçill.

Gazetari: Nga gjithë aktivitetet tuaja, cilin preferoni?

Rezart Taçi: Naftën.

Gazetari: Rezart Taçi kur ndjehet burrë?

Rezart Taçi: E them pa modesti, kur u jap të tjerëve, kur bëj diçka për të tjerët.

Gazetari: Betohuni se keni thënë vetëm të vërtetën…

Rezart Taçi: Betohem./JOQ/

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet