Donald Trump sulmon gjyqësorin: Ju do jeni fajtorët nëse SHBA-ja sulmohet

Bota

Donald Trump vetëm disa ditë pasi Gjykata Federale e Seattle-it kundërshtoi urdhrin ekzekutiv për bllokadën e emigrantëve me argumentin se ai ishte anti-kushtetues, është shprehur se në rast se diçka e keqe do të ndodhë në vend, qytetarët duhet të fajësojnë gjykatat e Shteteve të Bashkuara.

Në një kohë kur masat ekstreme të kontrrollit nuk po aplikohen, Trump u ka bërë thirrje oficerëve të policisë që të kontrollojnë me kujdes çdo person që hyn në Shtetet e Bashkuara.

Ndërkohë, numri një i Uashingtonit ka shprehur bindjen se Presidenca do t’a fitojë çështjen gjatë apelimit të saj.

Ditën e sotme, pritet të vendoset edhe se cila nga palët do të fitojë përfundimisht mbi këtë çështje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjykata e Apelit në Shtetet e Bashkuara do të japë vendimin e saj, nga i cili do të përcaktohet nëse vendi do të vijojë të mbetet nën masa të rrepta sikurse parashikon urdhri ekzeutiv i firmosur nga Donald Trump, apo nëse ky udhëzim do të shfuqizohet mbi bazën e anti-kushtetutshmërisë.

Lideri i Uashingtonit dha urdhër që të bllokohej në mënyrë kategorike për 90 ditë hyrja në Shtetet e Bashkuara për qytetarë nga shtatë vende me shumicë popullsie myslimane.

Gjithashtu, politikat e emigracionit në ShBA supozohej të pezulloheshin për plot 120 ditë.

Trump kishte arsyetuar se përgjatë kësaj periudhe kohore, autoritetet do të hartonin një sistem për të kontrrolluar në mënyrë të imtësishme cdo person që tenton të hyjë në territorin amerikan, në kuadër të përpjekjeve për të rikthyer në vend, sigurinë, që sipas Presidentit ka humbur prej kohësh.

Këto masa janë kundërshtuar nga një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve amerikanë të cilët kanë protestuar në shtete të ndryshme amerikane. Gjithashtu, protesta ka patur edhe në vende të tjera të botës.

ME TE LEXUARAT