Vritet me thikë 32 vjeçari në Vlorë, një i arrestuar, vëllai i tij në kërkim

Aktualitet

Një 32 vjeçar mbeti i vrare diten e sotme pas një sherri në lagjen “Partizani” të Vlorës.

Krimi ka ndodhur rreth orës 13: 45 minuta të 17 janarit 2017 rrugës së spitalit.

“Për motive të dobëta është plagosur me mjet prerës shtetasi Armando Rrapaj, 32 vjeç, banues në Vlorë”, njoftoi policia lokle.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas saj, grupi i hetimit, ka bërë të mundur identifikimin e dy personave të tjerë të përfshirë në konflikt, dy vëllezërit K.M dhe N.M, ku njëri është arrestuar nga Policia ndërsa tjetri në kërkim.

Policia informon se njëri prej vëllezërve është arrestuar ndërsa vëllai tjetër N.M, ka mundur të largohet nga vendi i ngjarjes, por po punohet për kapjen dhe arrestimin e tij.

I riu u dërgua në spital por humbi jetën vetëm pak minuta pasi mbërriti në spitalin rajonal të qytetit. Grupi hetimor po kryen veprimet hetimore në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT