Sot 549 vjet nga vdekja e Skënderbeut, ja si ‘’festohet’’ në Shqipëri

Aktualitet

Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu mbush sot 549 vjet që ka vdekur. Skëndërbeu, ndërroi jetë më 17 janarin e vitit 1468, në Lezhë.

Ambasada shqiptare në Itali ka publikuar në FB një portret të Heroit të shqiptarëve, në gazetën boshnjake Trebevic, gravurë e 1891 dhe disa dokumente historike nga Arkivi Historik i Kurorës së Aragonës: letra të Alfonsit të Aragonës dhe të Napolit drejtuar Gjergj Kastriot Skenderbeut, Magnanimo Capitaneo.

Gjergj Kastrioti, Heroi Kombëtar i Shqipërisë lindi në vitin 1403. I përkiste familjes mbretërore të Kastriotëve. I ati ishte Gjon Kastrioti, udhëheqës i qyteteve më të mëdha të asaj kohe, Krujës dhe Mirditës dhe e ëma ishte Vojsava.

ME TE LEXUARAT