Vajzat denoncojnë zhdukjen e ciftit shqiptar në Itali prej 2 javësh

Aktualitet

cifti-shqiptarÇifti shqiptar Shpëtim e Teuta Pesho prej dy javësh rezultojnë të humbur në territorin Italian.

Lajmin e zhdukjes së çiftit e kanë dhënë dy vajzat e tyre që jetojnë prej vitesh në Itali.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas denoncimit te vajzave, mesohet se prej datës 1 nëntor Shpëtim e Teuta Pesho nuk u përgjigjen thirrjeve telefonike të familjarëve dhe nga ata kanë humbur çdo gjurmë.

Çifti Pesho ka jetuar për një kohë të gjatë në komunën Kastelfiorito në provincën e Firences, por pas humbjes së vendit të punës, ata janë trasferuar në Shqipëri.

Familjarët tregojnë se vitet e fundit çifti Pesho vinte të jetonte dy muaj në vit në Itali, për të kryer kontrolle mjekësore.

Cifti Pesho kishte mbërritur më datën 1 tetor në qytetin e Firences duke marrë një apartament me qera. Vajzat tregojnë se të shtunën më datën 31 tetor kishin kaluar ditën së bashku me prindërit në komunën e Kastelfioritos, ku kanë shëtitur dhe në tregun e qytezës.

Atë natë e kanë kaluar tek një i afërm i tyre në këtë qytezë. Të nesërmen në mëngjes janë dëgjuar në telefon me vajzat e kanë informuar se do të ktheheshin në Firence në apartamenti e tyre.

“Ishin të qetë, e nuk i shqetësonte asnjë problem i rëndësishëm, tregojnë vajzat për median lokale “Il Tirreno”. Nga kjo bisedë nuk kemi më asnjë kotakt me prindërit tanë” thonë ata.

Ditët e para telefoni i Shpëtim Pesho ishte i lirë por askush nuk përgjigjej ndërsa ditët më vonë përgjigjej vetëm sekretaria telefonike.

Më datën 8 nëntor dy vajzat denoncuan humbjen në policinë Italiane: “Prindërit tanë janë zhdukur. Jemi të preokupuar. Kemi menduar gjithcka e nuk arrijmë ta kuptojmë se ku mund të jenë”

Në apartamentin me qera në qytetin e Firences, e zonja e shtëpisë ka informuar se çifti Pesho ka marrë gjithcka e nuk ka lënë asgjë në apartament, as valixhie, as para e as dokumenta.

Po ku kanë shkuar? Pyesin vajzat. Cifti Pesho nuk zotëron makinë e nëFirence kamë mbërritur me autobuz.

Fillimisht u dyshua për një udhëtim të tyre tek të afërmit në Gjermani, por kjo hipotezë nuk u vërtetua.

Për momentin policia italaine mendon për një largim vullnetar të ciftit Pesho, dhe pse vajzat dyshojnë për më shumë

Policia italiane po kontrollon të gjitha thirrjet telefonike për të zbuluar vendndodhjen e tyre

Historia e zhdukjes së tyre është prezantuar dhe në emisionin ““Chi l’ha visto” në Rai 3.

ME TE LEXUARAT