Publikohen fotot, Amerika përgatitet për luftë me Rusinë, improvizon betejë avionësh

Bota

A po përgatitet Amerika për luftë me Rusinë? Kjo është pyetja që ngrihet së fundi, pasi një avion luftarak amerikan është pikasur teksa simulon një luftim të ashpër me një avion rus, as më pak e as më shumë por mbi bazën “top sekrete” të njohur si “Zona 51”.

Në fotografi jepen edhe skenat e “luftimit” mes avionit luftarak rus dhe një avioni “F-16” të Forcave Ajrore amerikane, të kapura nga kontrollori i trafikut ajror, Phil Drake, në hapësirën qiellore mbi “Zonën 51” në Nevada, një prej bazave ushtarake më sekrete të botës, pikërisht në ditën kur Donald Trump u zgjodh president i Amerikës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas Drake, avionët në foto janë pikërisht njëvendëshet “Sukhoi Su-27P” i Rusisë dhe veterani “F-16” i Amerikës. Ai ishte duke vizituar shkretëtirën përreth “Zonës 51” më 8 nëntor, ditën e zgjedhjeve presidenciale amerikane. Fillimisht ai mendonte se ishin disa avionë “të shpejtë” të përfshirë në një mision trajnues.

Entuziasti 42-vjeçar nga Hampshire në Britaninë e Madhe tha se, sipas mendimit të tij, fotot e tij janë të parat e një përballjeje të tillë në Shtetet e Bashkuara. Gjithnjë sipas tij, avioni rus “Su-27P Flanker-B” nuk është importuar kurrë zyrtarisht në SHBA.

“Ky avion dukej si anonim dhe i paidentifikueshëm, me përjashtim të stilit sovjetik të kamuflazhit që kishte”, tha ai. “Pasi përfunduan misionin, ato fluturuan mbi hapësirën ajrore të ndaluar mbi liqenin Groom”.

E duke qenë se ndodhej nga lugina Tikaboo, shumë pranë liqenit Groome (siç është edhe emri zyrtar i Zonës 51), Drake duhej të përdorte funksionin “zoom” të aparatit të tij në maksimumin e mundshëm për të dokumentuar incidentin.

“Avionët ishin duke fluturuar mbi 6.000 metra dhe disa milje në lindje nga ku ndodhesha unë, kështu që distanca mes meje dhe avionëve mund të ishte të paktën 9.600 metra. Ato dukeshin si dy pika në qiell, një arsye përse askush më parë nuk ka mundur t’i fotografojë. Fillimisht, gjatë misionit të tyre, avionët ishin jashtë hapësirës ajrore të Zonës 51. Amerikanët praktikojnë shpesh luftimet në ajër me avionët rusë, për të mundur të sigurojnë avantazhe në luftime. Ata përdorin gjithashtu sistemet e reja të armatimeve në avionë, për të testuar efektivitetin e tyre ndaj një objektivi real rus”, thotë fotografi.

Ai shton se “avioni i tipit Flanker thuhet që të jetë ngritur në fluturime mbi liqenin Groom për afro 20 vite, por askush nuk ka mundur të sigurojë një fotografi të vetme për të provuar ekzistencën e tyre. Kjo seri fotosh është prova e parë se amerikanët e drejtojnë këtë lloj avioni, i cili rezulton të jetë edhe avioni luftarak elitar i Forcave Ajrore Mbrojtëse ruse dhe kineze”.

“Zona 51” është një prej vendndodhjeve më sekrete të botës. Mjediset testuese ushtarake në Nevada të Amerikës kanë qenë një pikë kyçe e shumë teoricienëve konspiracionistë dhe UFOlogjistë që prej fundit të viteve ’70, të cilët pretendojnë se aty gjendet edhe teknologji e fshehtë për alienët./tch

ME TE LEXUARAT