Policia nxjerr civilë në terren, kontrolle të befasishme në gjithë vendin. Ja çfarë kërkohet

Aktualitet

Policia e Shtetit njofton se ka organizuar një "Plan Veprimi" me forca policie civile për kontrolle të befasishme, me qëllim kapjen e personave që qarkullojnë me armë, personave në kërkim, parandalimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike etj.

Sipas burimeve këto kontrolle të befasishme po zhvillohen në të gjithë vendin, në akset rrugore nacionale, në qytete, në makina, automjete e lokale.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas Policisë gjatë orëve të fundit janë ushtruar kontrolle në 1.289 automjete, në 176 lokale dhe rreth 1.500 shtetas.

Më tej Policia njofton se janë sekuestruar dy armë dhe një sasi lënde narkotike.

Në njoftim thuhet se kontrollet do vijojnë në mënyrë të befasishme edhe në ditët në vijim.

ME TE LEXUARAT