Tahiri: Drejtësia për 21 janarin nuk është vendosur ende

Politikë

Një ditë para pervjetorit të ngjarjeve të 21 janarit ku u vranë katër persona përpara sheshit të Kryeministrisë, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri deklaron se nuk është vendosur në vend.

Deklarata u bë gjatë aktivitetit me Forcat Speciale, FNSH-në dhe RENEA-n në kuadër të miratimit të ligjit për sigurimin shëndetësor.

"Ka shumë për të bërë, drejtësia për 21 janarin nuk është vendosur në vend. Është një nga çështjet më themelore ku dallohen shumë qartë dy gjëra. E para krimi shtetëror që ka mbetur i pandëshkuar, e dyta nevoja për të reformuar sistemin e drejtësisë duke filluar me ata gjyqtarë që kanë sanksionuar një krim të dytë lidhur me ata që u vranë në 21 janar. Qeveria mori një vendim për dëmshpërblimin e të gjitha vendimeve gjyqësore. Ka qenë një vendim në pritje deri në përfundim të të gjitha proceseve gjyqësore", ka theksuar Tahiri.

ME TE LEXUARAT