Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

LajmiFundit.al -Inaugurimi i Trump. Ja cfarë po ndodh sot në SHBA

Donald Trump do të bëjë sot betimin si presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Trump arriti një fitore të papritur në zgjedhjet e nëntorit përballë Klinton pas një fushate të diskutueshme.
Ndërkohë sot në ditën e inaugurimit të tij, qindra protestues janë mbledhur në Uashington për të kundërshtuar presidentin e zgjedhur shkruan LajmiFundit.al.

Turmat e protestuesve janë dhunuar e përgjakur nga Policia, që ka hedhur edhe spraj ndaj tyre.

Një tjeter protestë është organizuar edhe në New York ku kanë marrë pjesë edhe figura të njohura të Amerikës.

Ndërkohë Trump të enjten iu drejtua mbështetësve me këto fjalë, “Zotohem për një Amerikë të bashkuar, do ti sjellim vendit ndryshim dhe do ti bëjmë mirë popullit tonë”.

Trump do të bëjë betimin pas mesditës, sipas orës lokale 17:00 GMT.
Në ceremoninë e tij do të marrin pjesë ish-presidentët e zonjat e para, duke përfshirë edhe Bill Klinton dhe gruan e tij Hillary, kundërshtare e Trump në zgjedhjet e fundit.
Mësohet se në ceremoni do të mungojë, George Bush Senior dhe gruaja e tij Barbara që janë shtruar në spital.
Gjithashtu njoftohet se Anëtaret e Kongresit do të jenë të pranishëm, ndërkohë më shumë se 50 demokratë kanë thënë se do të bojkotojnë këtë ngjarje shkruan LajmiFundit.al.
Rreth 900 mijë vetë do të jenë në Uashington gjatë ditëve të ardhshme edhe pse sipas BBC nuk është e qartë nëse po vijnë për inaugurimin e tij, apo për të protestuar kundër Trump./LajmiFundit.al/

Përktheu dhe përshtati në shqip LajmiFundit.al nga BBC.

 

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet