Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Policia publikon videon, si u arrestua në Vlorë autori i tri vrasjeve tek Uji i Ftohtë

Policia e shtetit ka publikuar videon nga operacioni i zhvilluar naten qe kaloi ne Vlore ku eshte vene ne pranga i shumekerkuari Denis Hajdaraj, i akuzuar per masakren me tri viktima ne plazhin tek Uji i Ftohte.

RENEA aksioni ne Vlore, arrestimi Hajdaraj by agjencialetraal
Arrestimi ne Vlore nga forcat speciale RENEA

Renea kap nje person te rrezikshem per vrasje te trefishte ne Vlore. Burimet zyrtare thane se Drejtoria Vendore e Policisë në bashkëpunim me Forcat Speciale Renea Tiranë, kanë kapur një shtetas të dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e trefishtë, më datë 28.07.2013 !
Gjate aksionit eshte bere arrestimi i shtetasit Delin Hajdaraj, 26 vjeç, banues në Vlorë.

Policia theksoi se operacioni për kapjen e tij u bë gjithashtu në bashkëpunim edhe me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ku në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative për lokalizimin e vendodhjes së këtij shtetasi, rreth orës 20:30 të mbrëmjes, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i tij në katin e katërt (me qira) të një pallati në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë.
Shtetasi Delin Hajdaraj, ka qenë shpallur në kërkim për ngjarjen e ndodhur në 28 Korrik të vitit 2013, ku në bashkëpunim me shtetasin Leo Osmeni, 23 vjeç (i arrestuar në flagrancë dhe i dënuar me 35 vite burg), në lagjen “Ujë i Ftohtë” në Plazhin e Kalasë, kanë qëlluar me armë zjarri automatike model 56, në prezencë të pushuesve të tjerë, ku mbetën të vrarë 3 shtetas, me gjeneralitetet përkatëse:
1- D.A., 53 vjeçe,
2- S.B.,18 vjeç,
3- S.I., 35 vjeç.
Policia e Vlorës, duke patur parasysh rrezikshmërinë shoqërore të tij, ka kërkuar ndihmë nga Forcat Speciale Renea Tiranë, të cilët në bashkëpunim kanë realizuar kapjen e këtij shtetasi të dënuar me burgim të përjetshëm, i cili kishte rreth 4 vite në arrati.
Policia dispononte informacion se ky shtetas strehohej edhe në 2 banesa të tjera me qira brenda në qytet.
Të tre banesat, i mbante me qira që prej muajit Gusht të vitit 2016 dhe i përdorte për ti shpëtuar ndjekjes së Policisë së Vlorës.
Pas ndërhyrjes dhe neutralizimit të personit nga Forcat Speciale Renea, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në zonën e “Plazhit të Vjetër” Vlorë, Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– një armë zjarri të llojit Pistoletë TT,
– një silenciator,
– një krëhër të mbushur me fishekë,
– 37 copë fishekë në total, të kalibrit 7.62 mm,
– 2 aparatë celularë.
U bë ekzekutimi i Vendimit Nr.376, datë 02.07.2015, për dënimin e tij me burgim të përjetshëm, për veprën penale “Vrasje në rrethana cilësuese, e kryer në bashkëpunim” (Neni 79/dh, 25, i K.Penal).
Materialet u referuan në Prokurori për veprën penale “Armëmbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” (Neni 278/4, i K.Penal).

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet