Atentat me armë në Vlorë, vritet brenda makinës Refit Toro

Aktualitet

Një person është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Skelës në Vlorë.

Viktimë ka mbetur shtetasi Refit Toro, i cili u qëllua me armë kur po lëvizte me makinën me targa AA 606 LD.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dëshmitarët thanë se 32 – vjeçari u dërgua me urgjencë drejt spitalit, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë.

VIDEO/ Atentati në Vlorë, si u ekzekutua Toro... by agjencialetraal

Autoret sipas policise, kane qelluar ndaj 32-vjecarit nga nje makine tip "Land Rover" dhe me pas jane larguar nga vendi i krimit.

Deklarata e policise Vlorë

Informacion paraprak

Rreth orës 17:57, në vendin e quajtur "Ish-Parku i Tregëtisë", në rrugën e kësaj zone është qëlluar me armë zjarri një shtetas, i cili për shkak të plagëve në trup ka ndërruar jetë rrugës drejt Spitalit Rajonal.

Policia ka identifikuar viktimën me gjeneralitetet R.T., 32 vjeç, banues në Vlorë.

Dyshohet se autori pasi ka kryer krimin është larguar me shpejtësi me një automjet, për të cilin po punohet për zbulimin e tij.

Grupi hetimor ndodhet në venndgjarje dhe po kryhen veprimet hetimore në lidhje me dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Janë ngritur pika kontrolli në rrugët dalëse dhe hyrëse të qytetit të Vlorës me qëllim kapjen e autorit.

ME TE LEXUARAT