Trump rrëfen: Jam gati të punoj me Kinën e Rusinë

Bota

Donald Trump, presidenti i zgjedhur është shprehur për ''Wall Street Journal'' se është i gatshëm të punojë me Rusinë dhe Kinën, në rast se edhe palët bashkëveprojnë. Ai tha se sanksionet e reja të vendosura ndaj Rusisë do të qëndrojnë “të paktën për një periudhë kohore” dhe më pas ato do të hiqen.

Gjithashtu, ai flet dhe për politikën e “Kinës së vetme”, ku Shtetet e Bashkuara nuk njohin Taivanin, tregon se është i hapur për negociata. Ndërkohë, një komitet i Senatit amerikan do të hetojë pretendimet se Rusia është përpjekur të ndërhyjë në zgjedhjet presidenciale.

Në intervistën e tij, Trump tha se sanksionet ndaj Rusisë mund të hiqen në rast se Moska do të ndihmojë Uashingtonin në luftën kundër ekstremizmit islamik dhe çështje të tjera të rëndësisë globale.

Republikani gjithashtu u shpreh se shpreson të ketë mundësinë të takohet personalisht me presidentin rus Vladimir Putin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sa i përket Pekinit, Trump tha se Kina duhet të lejojë kompanitë amerikane të konkurrojnë, duke implementuar një kurs fleksibël të monedhës.

Presidenti i zgjedhur premtoi të mos e quajë Kinën një manipuluese të monedhës në momentin që do të marrë detyrën, vetëm një muaj pasi ai vuri në dyshim politikën e “Kinës së vetme”, gjë që shkaktoi reagime të ashpra në rradhën e medias shtetërore kineze.

Sakaq, liderët republikanë dhe demokratë në Komitetin e Inteligjencës së Senatit po vijojnë me çështjen ndaj Rusisë për të parë se ku hetimi do t’i çojë. Senatorët do të publikojnë raporte të klasifikuara dhe jo të klasifikuara mbi gjetjet e tyre, ndërkohë që pjesa më e madhe e procesit hetues do të bëhet me dyer të mbyllura.

ME TE LEXUARAT