Trump, i martuar, ftoi ish-Miss Hungarinë në dhomën e tij të hotelit

Kliko per me shume info

Ish-Miss Hungaria, Kata Sarka, ka pohuar se Donald Trump e ftoi atë në dhomën e tij të hotelit pas konkursit të bukurisë “Miss Universe 2013” të zhvilluar në Moskë, megjithëse në atë kohë ai ishte i martuar.

Modelja 30 vjeçare tha se Presidenti i zgjedhur i SHBA iu afrua së bashku me bodygardët e tij në festën në kryqytetin rus, raporton Perez Hilton.

Kliko per me shume info

“Ai më kapi dorën dhe më afroi drejt vetes. Më pas më pyeti kush je dhe pse je këtu? Unë mbeta aq e habitur sa që thashë vetëm: Hungari,” shprehet Sarka për programin Kasza Taxi.

“Më vonë më dha kartën e tij të biznesit me numrin privat dhe më tregoi hotelin ku po qëndronte e dhomën e tij. Meqë ra fjala e kam ende atë kartë biznesi,” vazhdon ajo.

Kata ja tregoi kartën tablidit hungarez Blikk, dhe i tha se Trump nuk “është tipi i saj”. Trump kishte 8 vite i martuar me Melaninë kur ndodhi takimi me bukuroshen hungareze.oranews

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here