Moti i keq në Tiranë, punonjësit e Bashkisë në ‘’aksion’’(Foto)

Aktualitet

Dëbora ka ‘’pushtuar’’ kryeqytetin ndërsa mëngjesin e sotëm punonjësit e Bashkisë kanë nisur aksionin për pastrimin e rrugëve.

Pavarësisht temperaturave të ulëta, 1200 punonjës të Bashkisë punuan gjatë orëve të natës për mbajtjen hapur të rrugëve si në zonat brenda qytetit, ashtu edhe në periferi, duke pastruar borën dhe hedhur kripë dhe skorje.

Përmes një postimi në Twitter, kryebashkiaku Veliaj u kërkon të gjithë qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm në lëvizjet e tyre në rrugë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Natë e gjatë pune për kolegët e turnit te 3-të në Tiranën e zbardhur. Orët e para të mëngjesit pak më shumë kujdes në rrugë nga të gjithë.

Po pastrojmë me mjete të rënda në rrugët kryesore të Tiranës, ushtro kujdes në qarkullim gjatë orëve të natës. Flm për bashkëpunimin”, shkruan Veliaj në Tëitter.

ME TE LEXUARAT