Takimi i aleatëve me Bashën, Ndoka: Bojkot Kuvendit nëse s’plotësohen kushtet tona

Politikë

Kreu i PDK-së, Nard Ndoka foli sot për takimin që PD-ja mbajti me aleatët për të përcaktuar platformën e unifikuar politike në vazhdim.

Ndoka u shpreh se opozita do të bojkotojë Kuvendin nëse nuk plotësohen kushtet e vendosura prej tyre.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Opozita ka paraqitur një platformë prej 17 majit dhe prej atëhere deri më sot, Edi Rama ka sabotuar çdo përpjekje për të adresuar këto probleme të qytetarëve"- u tha në takimin e përbashkët të kryetarëve të partive opozitare.

Për këtë platformë është rënë dakord sot, se ajo është kusht i patejkalueshëm për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Platforma përfshin:

– votimin elektronik dhe numërimin elektronik,

– reformën e financimit të partive,

– kufizimin e shpenzimeve në fushatë,

– barazinë në aksesin mediatik,

– mospërdorimin e burimeve të shtetit në kundërshtim me ligjin,

– dhe një sërë aspektesh të tjera.

ME TE LEXUARAT